Administrata e z.Trampit po ia kthen borxhin serbisë…

Shkruan: Lebit Murtishi

Serbia nuk i ,,ka borxh” me askujt per krimet dhe gjenocidin qe kreu mbi popujt e ish jugosllavise, çmimin e shembjes te se ciles e paguan me shtrenjte shqiptaret dhe boshnjaket. Sot, sidomos me ardhjen e administrates se Trampit ne Shtepine e Bardhe, serbise, ne vend te detyrimit qe, se paku t’u kerkoje falje viktimave te saj, si duket po i kerkohet falje per nderhyrjen nderkombetare te kohes, per te ndaluar makinerine vrastare te saj. Trampi, si duket as nuk e di dhe as do t’ia dije ne cilen ane te botes ndodhet Kosova. Jo vetem deklaratat e tij skandaloze neper mitingjet parazgjedhote te Sh.B.A- se, ku ai flet per Kosoven si nga nje planet tjeter, duhet te jene shqetesuese, por, me shume se shqetesuese, madje alarnante, jane zotimet e tij konkrete per ta bere serbine me çdo kusht nje jugosllavi te re, duke ia shtruar udhet e hegjemonise deri ne Adriatikun e Shqiperise…Ky ndryshim rradikal i Trampit dhe administrates se tij , kundrejt shqiptareve ne pergjithesi, flet qarte se kemi te bejme me nje ,,erë te re” ne ballkan, siç e quajne vuçiqet me entuziazem dhe krenari…Sot per shembull, marko gjuriqi, eshte ulur kembekryq me miliarderet e Trampit ( njeri prej tyre , xhon jovanoviq, u deklarua hapur ne tv. serbe, se eshte krenar, qe, per Administraten e Trampit serbia tashme ka nje imazh te ri dhe respektues.) ne beograd dhe bisedonte me ta per investimet qe duhet te behen ne komunat ,,serbe” ne Kosove. A eshte pyetur valle ky gjuriq nga kompania e Trampit, se çka perfaqesonte ne ate takim!..
Se ç’pergjegjesi ka hoti me banden e tij tradhetare ne kete rast, nuk ka mbetur fjale per te thene. Por pergjegjesia me e madhe bie mbi P.D.K – ne e Hashimit dhe Kadriut, e cila ben sikur hedh ndonje kritike, por ne prapaskene nuk lejon qe dikush ta shembe kete bande tradhetaresh nga qeverisja e vendit…Ndersa Vetevendosja, nese pret qe t’i bashkohet dikush tjeter qe te ngreje popullin ne kembe, duhet ta kuptoje, qe do ndaje te njejten pergjegjesi me partite tjera…Sot o kurre per Shqiperi…