Agjencia qetëson sërish njerëzit: Astrologjia nuk ka lidhje me astronomët

Nuk është diçka e pazakontë që kur vjen puna tek zodiaku njerëzit t’i kapë paniku. Por një herë në pak vjet, e “gjora” NASA duhet t’i shpjegojë internetit se jo, nuk e kanë ndërruar papritur shenjën e zodiakut nga Shigjetar në Akrep dhe edhe nëse kjo do të ndodhte, nuk ka përse ta ndryshojë një person…

Astronomët as e kanë këtë lloj fuqie. Sepse astronomia dhe astrologjia janë dy gjëra shumë të ndryshme dhe vetëm një konsiderohet fushë e shkencëtarëve.

“Shohim komentet tuaja për një histori të zodiakut që rishfaqet herë pas here ndër vite. Jo, nuk e kemi ndryshuar zodiakun”, shkruajti Agjencia Hapësinore Amerikane së fundmi, në një postim në Twitter.