BE e standarteve të dyfishta!

Shkruan: Medai Shaholli

BE-ja e dy standarteve ka kohë që po vepron me dy standarte në qëndrimet e saj për vende të caktuara në kohë të ndryshme siç bie fjala ajo po i kërkon Shqipërisë ”zgjidhjen e çështjes së kufirit me Greqinë”, si kusht për hapjen e negociatave ndërsa nga ana tjetër, Greqisë nuk i kërkon të shfuqizojë ligjin e luftës me Shqipërinë dhe të lejojë kthimin e çamëve në trojet e tyre si dhe kthimin e pronave të shqiptarëve të Çamërisë.

Kjo është BE-ja e dy standardeve ku Greqinë e ka pranuar në gjirin e saj para shumë dekadash pa asnjë kusht si shtetin që nuk respekton dhe nuk njeh pakicat nacionale duke mos respektuar as kartën europiane të drejtave të njeriut brenda një shteti europian që promovon gjoja vlera demokratike që nga lashtësia.
Si i vetmi anëtar i BE-së, Greqia nuk njek pakica kombëtare në vendin e saj!

Kjo është Greqia raciste dhe fashiste që mohon identitetin arbëresh dhe çam në teritorin e saj dhe BE-ja nga ana saj e konsideron si shtet i së drejtës!
Është për të ardhur keq që shumë shqiptarë mendojnë se me futjen e Shqipërisë dhe gjithë ballkanit në BE, problemet do të zgjidhen si me dorë… jo zotërinj, Europa shtrigë ende vuan nga sëmundjet e së kaluarës dhe nga frika e një bashkimi kombëtar shqiptar që do t’i prishte ekuilibrat në ballkanin perëndimor.

Ja kjo është familja europiane që duan të futen shqiptarët e cila vepron me dy standarte për njërin sillet si nënë ndërsa për tjetrin si njerkë!