Britani, vaksinimi nis javën e ardhshme kundër Covid-19

“Qeveria sot pranoi rekomandimin e Agjencisë për Ilaçe dhe Produkte Shëndetësore dhe miratoi përdorimin e vaksinës Pfizer dhe Biontec”, njoftoi qeveria britanike.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që miratoi përdorimin e kësaj vaksinën. Vaksinat e para do të jenë në dispozicion javën e ardhshme.

Rregullatori britanik, MHRA, thotë se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes Covid-19, është e sigurt për t’u përdorur.

Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz, me dy faza secila.

Vaksina e kompanisë “Pfizer” dhe “Biontec” është vaksina më e shpejtë për të kaluar nga koncepti në realitet, duke marrë vetëm 10 muaj për të ndjekur të njëjtat hapa zhvillimi që normalisht zgjasin një dekadë.