Dhunoi bashkëshorten dhe djalin, arrestohet 55 vjeçari nga një fshat i Gostivarit

Një 55 vjeçar nga një fshat i Gostivarit është ndaluar nga policia pas një denoncimi për dhunë në familje. M.M. akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 30 vjeçar. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.

“Mbrëmë (21 dhjetor), gjysmë ore pas mesnatës, efektivët e policisë të SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 54-vjeçarin M.M. nga një fshati i Gostivarit, i cili e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe djalin 30-vjeçar. I njëjti është mbajt në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes”, thuhet në njoftimin e policisë.