Fifi dhe Bardhi në dhjetor publikojnë bashkëpunimin e tyre

Në estradën shqiptare tashmë është bërë i njohur emri i reperit, Bardhi.

Ai deri më tani ka sjellë vetëm projekte solo, teksa së shpejti do të lansojë bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Filloreta Raçi-Fifi.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në emisionin ‘Shiko Kush Luan’, ku Fifi tha se dueti tashmë është përfunduar.

(Foto: Instagram)

“Ne sapo e kemi mbaruar [këngën], bashkëpunimi jonë del në dhjetor”, është shprehur artistja.

Teksa u pyet për zhanrin e këngës, Fifi menjëherë u përgjigj se do të jetë një super-projekt, me një sukses të garantuar.

(Foto: Instagram)

Fansat e dyshes menjëherë kanë filluar me postime të ndryshme për ta, ndërsa mezi presin duetin.