Haga është shumë e vogël për njeriun e madh të UÇK-së

Haga është shumë e vogël për njeriun e madh të UÇK-së

(Kushtuar Rexhep Selimit)

Shkruan Urim Hasipi

U nis sot në orët e pasditës  për në Hagë.E plot para 23 vitesh ishte nisur për në një skenë të improvizuar, së bashku me dajën e tij Muj Krasiniqin dhe bashkëluftarin Daut Haradinaj.Kishte nofkën “Dhjetshi” por emir i tij është Rexhep Selimi.Pak kush do ta mendonte e aq më tepër do të besonte se kur u ngjit në skenën e 28 nëntorit të vitit 1997 në Llaushë të Drenicës për të lexuar komunikatën në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet edhe si paraqitja e parë publike e UÇK-së, pas 23 vitesh do të udhëtojë për në Hagë, si i akuzuar për krime të supozuara lufte.Profili i tij nuk është I thjeshtë, nuk është  i një njeriu që kishte marrë pushkën dhe kishte dalur në mal.Rexha, i  lindur në Drenicë e I rritur në Dukagjin, nuk kishte se si të brumosej ndryshe, përveçse në frymën e atdhedashurisë.Nuk kishte profil të thjeshtë sepse axha I tij Vesel Selimi, tashmë kishte miqësi të ngushtë me një familje të njohur në Drenicë dhe jo vetëm, me atë të Shaban Jasharit, babait të komandantin legjendar Adem Jasharit.Vesel Selimi, kishte shkuar ta ndihmojë Ademin dhe familjen e tij në sulmin e parë, në vitin 1991, ku edhe ishte plagosur.Këtu, janë edhe lidhjet e para të dy familjeve të cilët më pas do të bëjnë historinë e re të Kosovës.Pa familjen e Adem Jasharit, historia e Kosovës nuk mund të shkruhet, por shumë e mangët do të jetë nëse në atë histori nuk është edhe familja Selimi nga Aqareva e Drenicës.Si student në Prishtinë, Rexhep Selimi, bëhet pjesë e lëvizjes ilegale për çlirimin e Kosovës.Do të bashkëpunon ngushtë me krerët e LPK-së në njërën anë dhe me krerët e armatosur nëpër vise të ndryshme të Kosovës.Këtu, Rexha do të bëjë diferencën ndaj shumë protagonistëve të tjerë të luftës, sepse ka njohur për së gjalli,Adem Jasharin, Hamzë Jasharin,  Zahir Pajatizin, Shkëlzen dhe Luan Haradinaj, Xheladin Gashin, Bedri Gashin, Bekim Berishën, Xhevë e Fehmi Lladrovcin, Ilaz Kodrën,  Ilir Konushevcin, Adrian Krasniqin, Meh Ukën, Muj Krasniqin, Beqir Gashin, e shumë të tjerë të cilët sot janë dëshmorë dhe ikona të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nëse këta i njohu deri në rënien e tyre, Rexha njohu edhe ikonat tjera të luftës të cilët sot janë gjallë.Ai bashkëpunoi ngushtë me Lahi Brahimajn e Dushkajës në Jabllanicë, me Ramush dhe Daut Haradinajn të Deçanit, me grupin Sulejman Selimin, Agim Çekun,Xhavit Halitin,  Hashim Thaçin, Fatmir Limajn e kështu me rradhë.Njohja me tërë këta njerëz, pashmangshëm edhe me grupe tjera e bënë një figurë të madhe të UÇK-së, ndoshta edhe njeriun më të rëndësishëm për të gjitha zhvillimet e luftës. Pikërisht, lidhjet me shumë struktura të Kosovës të cilët vepronin dhe luftonin për çlirim e kanë bërë të jetë i veçantë. E kush tjetër  kishte fatin e njejtë të vepronte me këta njerëz sikurse  Rexha.Prandaj, ai edhe pse nuk e kishte për mburrje epitetin “I paprekshmi”, megjithatë do të duhej të ishte i paprekur nga drejtësia dhe nga gojët e liga.Por, padyshim se nëse do të njihej me  shumë figura kryesore të luftës kjo detyrimisht e ka bërë atë që të jetë edhe protagonist I shumë ngjarjeve që janë përfolur edhe shumë vite pas luftës.Rexha ishte njeriu i cili me ngulm e kishte rikthyer si komandant i zonës së Dukagjinit, pas emrimit të Tahir Zemës.Rexha, nuk kishte lejuar të prishet hierarkia e UÇK-së.Ky personazh për të qenë edhe më shumë i rëndësishëm për luftën e Kosovës, kishte marrë pjesë edhe në takimet që ishin zhvilluar në Tiranë me Fatos Nanon dhe Sali Berishën, për unifikimin e frontit kundër Serbisë.Rexha në njërin prej takimeve nuk kishte pranuar asnjë denarë nga Bujar Bukoshi, por kishte kërkuar armë për luftarët në fronte.Natyrisht se një nga veprimet që ai ka rrëfyer në disa emisione, është “urdhëri” që delegacioni i Kosovës, sidomos pjesa ushtarake që ndodhej në Francë , të kthehej dhe të merrte miratimin e të gjithë komandantëve të zonave para se të nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë dhe ashtu kishte ndodhur.Por ajo që e bën të madh këtë njeri është se kishte nderin dhe fatin të bashkëpunonte me Adem Jasharin.Këtë nder  pak kush e ka patur ta ketë, prandaj ai është I madh.E në këtë kontest, si mos përmenden dy këngët të cilët më pas u bënë frymëzim i madh për luftarët në Kosovë dhe gjetiu.Kënga  “Kreshtat e Kosovës” ,  kënga e “Tahir Sinanit” dhe “ Bjen Orteku”, do të shkruhen nga duart e këtij njeriu, e padyshim, kënga “Kreshtat e Kosovës” shkruhet në vlugun e luftës në Drenicë.Ky njeri , jo që bëri historinë në luftë, por është vetë historia e UÇK-së.Por pas luftës, Rexha, pikërisht për këtë biografi të madh jo rrallë herë do të vihet në shënjestër të sulmeve, madje shumë herë këta sulme I kanë ardhur edhe nga njerëz të cilët I kishte të afër dhe miq.Rexhep Selimi, shquhet edhe për një gjest tjetër që rrallë kush në jetë do ta pranonte dhe sakrifikonte një karrierë ushtarake.Ai qëndroi edhe në luftimet në rajonin e Kumanovës gjatë luftës së vitit 2001.Ai nuk qëndroi si spektatorë, por u kyç në këtë luftë, në kohën kur kishte gradën Gjeneral Major në TMK.Kjo atij I kushtoi shumë sepse u përfshi në listën e zezë të presidentit Xhorxh Bush dhe u largua nga karriera ushtarake.Por, në bisedë e sipër me autorin e këtij texti Rexha thotë se “asnjëherë nuk jam penduar që isha pjesë e luftës së 2001 në Likovë, por jam penduar që nuk qëndrova më gjatë”.Megjithatë, këta sulme nuk do ta zbehin figurën e tij sepse roli i tij në luftë ka qenë I madh dhe të gjithë ata që  sulmuan gjatë kohës së paqës këtë e bënë se e kishin “therrë në sy”, ngase ai asnjëherë nuk u ligshtua si ata.Pushteti nuk e joshi asnjëherë sepse kishte idealin e bashkimit me Shqipërinë, prandaj ishte në ballë të kësaj kauze.Nëse bota do të kishte nevojë për një rrëfimtarë të luftës së Kosovës, padyshim, se për shumë ngjarje Rexha mund të flet pa gabuar asnjë datë, asnjë muaj, asnjë stinë, sepse ishte protagonist.Nëse bota do të kishte nevojë për të vërtetën e kësaj lufte, enciklopedia është brenda Rexhep Selimit.Sot, pas 23 vitesh, që kur kishte paraqitjen e parë publike në uniformë, ai edhe njëherë me shumë krenari thotë se shkon për të mbrojtur luftën e pastër që zhvilloi ai bashkë me luftarët.Kishte njerëz në vitin 1997, që atyre djemve me uniform u thanë se janë dora e shtrirë e Beogradit, por sot si do të thoshin ata.Ka mbetur gjë pa thënë nga njerëzit e lig sepse nëse kanë gjetur kohë për të folur në vitin 1997, do të gjejnë kohë edhe sot të flasin me mllef, për të nënvlerësuar një njeri, apo mbi të gjitha për të nënvlerësuar një luftë çlirimtare.Haga është shumë e vogël për njeriun e madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimin.Është i madh ky njeri sepse madhështia fshihet tek modestia e tij, sepse kisha fatin ta takoj për së afërmi, gjatë realizimit të një interviste në kuvendin e Kosovës.