Intervistë me aktorin e popullit-MISTER X

Autokton ju sjell një intervistë ndryshe me humoristin e njohur Nexhbedin Hamzai ndryshe i njohur si Aga Baba apo Mister X!

Autokton:Kush u’a dha nofkën Mister X?

Mister X:Ta them të drejtën e kisha një emision humoristik në një radio stacion në Tetovë aty tregoja barcoleta bëja horoskopin humoristik,dhe u tregoja si bëhen spcialitet në kuzhinë apo si punohet në fushë, mekanik për vetura, po krejt në formë humori, ajo rubrikë e kishte emrin “MISTER X ju këshillon” edhe shoqëria filluan të më thirrin ‘’oo ku ije mister x’’… MISTER X më ngeli si emër, por gjatë punës me humoret vet populli edhe një emër si AGA BABA.

Autokton:A mundet një specialitet ta jepni për ne?

Mister X:Si ta bëni një ëmbëlsirë me shumë vitamina: – merrni miell 6 lug ushqimi  3 lug sheqer 2 lug vaj 7 lug ujë të ngrohët .. në ndërkohë paraqitet një dëgjues alo a dëgjoni na s’mundemi të bëjmë kështu, si ja ke fillu ti thash pse?…po s’kena aq lug .mundet me një lug e kuptoni, edhe 2 ose 3 portokalla 1 banane 3 koka qershi gjithë ata përzihen edhe harrova margarin 4 koka vez i  përzien përsëri  e provon pak nëse s’ka dal si duhet hudhe provoje përsëri pa margarin pa vez dhe pa qershia…

Autokton:Pa pa pa mirë të besoj se do të del e mirë ajo ëmbëlsirë,si erdhi që ju të punoni në radiostacion?

Mister X:Radio stacion privat TASON në Tetovë u hap diku rreth 1993 ose 94 saktë nuk më kujtohet, ishte Multi kulti multi lingue maqedonisht/shqip/anglisht me orar të caktuar në gjuhën shqipe e udhëhiqnin Besnik Iseni – Venera Limani dhe Arif Ziberi, e bëmë një termin të takohemi edhe ashtu kështu më thanë na e kena fillu një emision zbavitës nëse ke interes të bashkohesh me ne do ishte mirë. Besoni shumë më pelqeu ideja, ishte koha e izolimit, mbeta këtu ato vite zhvillohej lufta në ish Jugosllavi edhe fillova me treshin fantastik BESNIKI , VENERA dhe ARIFI i ELITËS 5. Çdo vikend nga dy orë në atë emision humoristik me shumë personazhe, mjek, kuzhinjer, politikan shumica më folnin ‘’eu bravo humori i qëlluar direkt’’ por shtypjet që bëheshin në atë kohë edhe kjo demokraci na ndryshoi gjithë jetën edhe pse në këtë shtet me standard të dyfishtë akoma  ne si popull shtypemi, ok pa dashje për qef në fakt për pare “vllaj kit punojm”. Shumë shpejt teknologjia erdhi në duart tona, ti thoje dikujt se kam pa në Gjermani telefon me kamer, sa shkoje nga ata qeshnin ‘eh ki kana ba budall ne gurbet’ po të gjitha i harruam e ke botën në dorë, me telefonat (smart) e mençur i kupton gjtha çka të servojn jeton sipas europes modern (gejt dhe kafshet ) ma shumë të drejta se njeriu, a në fakt e humbëm familjen, i lam fëmijët pas dore e na mori internet sepse se kuptojmë akoma forcën e internetit. Ehhh jemi bë armiku i vetes, familjes, kombit, vetëm se vetëm dashurohen ne facebook fejohen, martohen, divorcohen pa u pa realisht jetojmë një jetë stresi pa punë duam jetë të mirë e në facebook tash rrëzojn qeveri, votohet por ka shuuumë  patriota katila që i vret gjitha në facebook, analista doktora këshilltar bemires ku  realisht 99% jena ndryshe ‘facebook na mbyti’.

Autokton:Për çka do e kishe ndërruar Strimnicën?

Mister X:Hahahaha,  kot muhabet vendi ku ke lindë s’ka çmim, na mundet të largohemi në gurbet ose për një jetesë ma ndryshe, por përsëri kthehemi atje ku kemi lindur,sidomos fshati jonë e ka pamjen më të bukur që kemi parë ndonjëherë, fusha, lumi, mali po që se jetojmë edhe shteti pak na anashkalon e na  skena mundësi ti bëjmë kushtet pak ma mir si në Zvicer. Ka një barcolet për vendëlindjen: – krimbi vogel e pyet babin: o babi a është e mirë molla?  Po me babin e ëmbël ka sheqer. O babi, babi po dardha? po shum e ëmbël ka ujë sheqer ka vitamina. O babi po pse na jetojm në kontejner – mbeturina! Me babin vendlindje e kemi.

Autokton:Çfarë ka Tetova më shumë se Zvicra?

Mister X:Tetova dhe gjithë qytetet kanë kënaqësi, me pak para kënaqesh. Ata kanë para po se kanë atë kënaqësinë e shpirtit tënd, a kafe, cigare, taxi, buka  krejt si në bankat europiane me nënshkrim ( o vllaj shkruj kur do boj e di taj, di paguj ) E këtë se ka ZVICRA .

Autokton:Cilin humorist e pëlqeni më shumë?

Mister X:E kam pas idol treshi përsheshi Qumilin, Lecin, Cimen tash për tash Vedatin e stupcave, a të Shqipërisë janë të gjthë ‘mjalta e humorit’. Tek ne ka shumë talenta po ikën në mëgrim  ose punësohen aty ku ka lek që të ushqejë veten, familjen edhe presin që do bëhet më mire. Stresat e gostivarit janë shumë të mire,por kriza i zhdukën talentët dalëngadalë në gjithë sferat tek ne.

Autokton:A bashkëpunoni me kolegët, a keni xhelozi?

Mister X:Po bashkëpunoj me të gjithë aq sa mundemi, pak na ndajn sponzorët sepse ata janë që na ndihmojnë,kam bashkëpunu me:

Xha Sela – Naim Jusufi

Qumilin- Sevdai Radogoshi

Lulija – Hysnie Muçaj

Zaden- Tetuat Sadiku

Nausen e Gostivarit -Drita Duraku

Amadeusin – Hashim Tahirin

Majlen që jeton ne Norvegji

Naime Azi – Aktore magistre e teatrit

Shpresa  Gjoni- këngëtare e estradës shqipëtare

Alma Daci – këngëtare e estradës shqipëtare

Azbi Thera nga shkupi- një talent tekst shkrues

Bosin e Çegranit – Ajet Alili

Shizën – Shpetim Beadini – Aktor ne teater

edhe shuuumë të tjerë që u falemenderohem nga shpirti.

Autokton:A jeni aktiv me koncerte?

Mister X:Po kena shumë angazhime në Zvicer, Gjermani në gjithë europën, por më shumë në Zvicër atje jam gati 15 vite – vitet e fundit cdo muaj kam qenë, ehh humorin që e bajm është pjesë nga jeta, hallet tona në gurbet në vendëlindje,shpi. Kuptohet donjiher e ndryshojmë ekipin edhe pse janë të gjithë për publikun shumë të mirëpitur, tek e fundit ata paguajn. Me bosin e çegranit me shizën naimen seriozat qesharak azbi therën kena pas vikende koncerte me shumë aktor këngëtar të estradës gjithë shqiptare kena edhe oferta nëpër dasma ahengje familjare.

Autokton:A mendoni se po të kishit lindur në një vend tjetër do kishit më shumë fame?

Mister X:Ehhhh te isha dikund tjetër do isha pasanik hahaha… ehhh po të isha dikund tjetër s’do isha ky që jam, çdo lëvizje ndryshon jetën besom, kam lindur në Maqedoni shkollën fillore në strimnic isha ndryshe e pastaj u shpërngulëm në Vojvodin u bëra ndryshe, aty kishte teatër për fëmijë edhe shumë më pëlqente. Pesë vite isha aktiv pastaj 1980 ika në Kroaci aty kam punu si mjeshtër i byrekut në Bosnje, Sërbi 1981 e çelem një kuzhin në Skënderaj, ku pastaj filluan trazirat, kriza edhe unë shkova në Gjilan poashtu me byrek por përsëri gjatë verës shkosha në Kroaci pastaj shkova në Zvicer 1986 po kot ishte puna e rënd nëpër ferma ku u  ktheva punova në Kroaci po filloj lufta, 1990 u mbyllen kufijtë edhe ja ku jam e gjitha që  mësova në jetë i kam si një libër, po  edhe ëndrra u bë realitet, jam ai që jam Mister X  , leku është mjet pa atë ska jetë po edhe pa lek kët jetë e kam kalu edhe e kaloj at sprov. Te na thuan Allahu i Madhërishëm çka ta jep  askush smundet me ta mar .

Autokton:Autokton:Humorist lindish apo bëhesh?

Mister X:Çdo kush lindën me fatin e vet po nvaret kur e gjen fatin, dua të them talentët që lindin duhet të ken edhe fat sepse ka aktor humorista shumë më të mirë se na që jena, po ata skan pas mundësi të meren me atë talent që e zotojnë, është një thënie ‘deshira dhe mundësia janë si hëna dhe toka afër’.

Autokton:Keni luajtur edhe në teatrin e Tetovës?

Mister X:Po bash në kohën e vështirë  kam lujatur në tre shfaqje teatrale ushtrimet i bënim nëpër çajtore ose lokale private që kishin guxim të na pranojn, akoma ishte frika e komunizmit po ishte frikë dhe guxim të bësh diçka në atë kohë mua më thirrën një herë në polici më pyetën ku je çka bënë na kanë thënë për ju se fshehurazi bëni diçka, kam qesh u kam then bëjmë një komedi humor, “humor da ne e politicki” hahahaha jo be humor zhivot ovde e pan se skam asgjë që tu tregojsha më smë thirën edhe ku e lash muhabetin… komedia BETEJA ME DY TELA  regjin e ka ba aktori madh Refet Abazi besoni shuuum repriza kena pas… edhe pse ‘Beteja e dyt me dy tela’  akoma ma shum repriza…. Poo pastaj edhe një komedi teatrale e Gjergj Fishtës “gomari baba tases” realizuar nga aktori madh dhe regjisori Xhevat Limani edhe pse Xhevat Limani tash vepron në Europ Amerik…. po me ate komedi besoni kena qen shuuumë të mirpritur në shumë qytete, shkuam ne festivalin gjithkombëtar në Tiranë u nominova për çmim rolin epizodik edhe pse hala se di cka kom bo hahaha…e lash teatrin sepse duhej diplomë për tu punësu edhe rrogat ishin shumë dobët e tash jan te mira ehhh nga ajo kohë deri tash ka shumë më shumë me diploma pooo kotekot i kan mar , aktor gjoja se jan po diploma ste ben aktor ose mjek ose profesor ajo te mundëson qe të punsohesh . E un jam i gatshëm kur të thirin shkoj në teater të luaj ndonjë rol komedik sepse e kam qejf e bëj me zemër edhe pa lek atë që e dua .

Autokton:A e keni provu ne tv të punoni?

Mister X:Hahahaha tash më pyete a kam hanger buk poooo radio tv kam punu në fillim me tv SuperSky pastaj u ndanë  Hazir Haziri dhe  Mevaip Abdiu. z. Mevaipi e hapi “Tv Kohën” që akoma shumë mirë punon pastaj “Radio Shkupi” po “MTV2” më shumë më pëlqen të punoj në Tv . Shumë pak paguajnë për atë gjitha i lash kam bashkpunu me shumë revista njëra ishte “Rebus” ku drejtor ishte z.Mensur Mamuti.

Autokton:Keni përfituar nga humori apo tjerët përfituan nga humori juaj?

Mister X:Po jam i knaqët shyqyr që punoj mbi të gjitha të jem mirë me shëndet parat asnjëherë nuk janë boll, i falenderoj gjithë ata që më ndihmojnë që të ekzistoj në skenë,Allahu u dhasht sa të ju doje shpirti – sa i përket përfitimeve a kanë përfituar nga unë, po mendoj se po . Nëse ata nuk përfitojnë nga unë do marrin tjetër,eee puna punë poo unë ua bëj gjithve hallall asnjëherë se kam prish zemrën a kanë përfitu pak, a shumë kam pas qef që të përfitojnë ata që të kem punë edhe unë .

Autokton:Cili humor i juaj ka mbetur hit dhe ende përmendet në popull?

Mister X:Janë humoret që i kam bërë në fillim – ‘vorba me kapak vorba pa kapak’ prap se prap të gjitha humoret  janë të mirë sepse janë realitet 90% janë të jetës tanë që kalojmë, jetojmë.

Autokton:e keni raportin me fansat, ju mërzisin apo ju japin kënaqësi?

Mister X:Ata janë gjaku në trupin tim, ata më japin forcë që mos ndalem asnjëherë, besom pa ata edhe unë s’do isha në skenë gati 30 vite ata janë jeta ime, i falenenderoj shuuuumë që më duan edhe i dua shumë.

Autokton:Nëse do kishe fuqi mbinatyrore çka do ndryshoje?

Asgjë sepse jam shumë modest, Allahu i ka krijuar të gjitha e ne duhet te kënaqemi me atë.

Autokton:Ke në plan të bësh humor për Korona virusin?

Mister X:I kam ba po ju se keni pa, normal mereni me punen tuaj jene te ngarkuar . Po korona babai i Covid-19 koha e keqe që na mbylli na izoloj kotekot edhe pse besoj kjo është thjesht biznes ‘gripqe’ e msheli rruzullin toksor, pandemi ka fakte që do dalin edhe për kët korona trik sepse qeverit mediumet janë shumë të paguar që të bajn reklam vetëm me numra ok, asht mendimi im sepse koronen e kena nonstop me ftohje gripa po shiqir Zotit sjam I sëmur edhe ruhem mos sëmurem nga ndonji smundje tjetër nji shok ka ra nga skela e dërgojn në spital e çesën pozitiv nji tjetër a ka kollitjen që moti tash ishte ftoh, opaaa drejt pozitiv. I kan than ama pak e kije koronën ri në shpi dy javë hahaha, special korona epoo si thojshin pleqët do çohet e keçja do e lodhe njerzimin po prap se prap e mira fiton në fund.

Autokton:Ju ka ndodh të shkoni në bankomat dhe në konto të keni 0 denarë?

Mister X:Xhi folish be asnjiher se lo bosh bankën nonstop i lo 5 deri 15 euro.

Autokton:Kush i di sekretet e tua më të çmendura?

Mister X:Besom sekretet tona të jetës i di vetëm Allahu, Atij i qofshim falë edhe inshAllah na falën.

Autokton:Cilit person nuk mund t’i thuash JO?

Mister X:Nipave edhe në gjum i lodhet I  sëmur çohem, po dhasht Zoti të gjithë të ken nipa e mbesa ata jan ilaçi shpirtit si tu them jo… ata ma ndryshuan jetën, ata më frymëzuan që të vazhdoj të jetoj të punoj… s’ka JO.

Autokton:Na trego një histori që askujt nuk ia ke treguar deri tani por saher qesh me atë histori kur të kujtohet?

Mister X:Ishim me teatrin e Tetovës në festivalin gjithëkombëtar shqiptarë në Tiranë 1997 me komedin ‘’gomari baba tases’’ nën regji të Xhevat Limanit edhe ditën e proves gjenerale une isha ulur në salla posht I lodhët me aktorët ama une isha ulet posht te salla, mu ofru një punëtor pastrus a ku e dij une çka punonte aty e më thot ça bëre? … I thash asnise be xhi kom bo më shikon e prap më pyet a je  mirë thash mir… po ça ban ktu I thash jam lodh pushoj…emo bash ktu pushon …opa thash ki ka donise un i veshët tamam rebel për në sken me tupanin…garant mendon un kam hy të vjedh… te u mendau aj më tha ore a dalim jasht i thash jo be pse të dal mirë jam… jo jo sje mirë a e di ku gjendesh?.. po be në teater…epo mirë mirë a dalim jasht… po pse te dalim i thash… është e ndalume të jesh këtu se keta janë aktor kan pun e ti u pengon…i thash po un jam me ket grup jam aktor… ëouu filloj te qeshe hahahahaha po edhe un jam drejtori teatrit ska lidhje se jam me tesha pastrusi duke u mendu si të më nxjere jashtë…. erdh regjisori Xhevat Limani tha hajde e bajm edhe një provë edhe shkojm pushojm …. Ai pastrusi u habit smë tha asgjë..po natën e premierës më ka prit më ka mar falje edhe qeshte më tha besom e kisha në mëndje të te nxjerri jasht me atë tupanin ëouu por  ti qenke aktor ma i mirë që do e mbaj mend.

Autokton:Humori juaj a ju ka sjellur ndonjëherë telashe?

Mister X:Jo asnjëherë s’kam pas telashe… vetëm kënaqësi ndoshta natyra ime, sjellja e mirë që e kam ka qen mbrojtja nga telashet.

Autokton:Ku është dallimi mes mister Binit dhe Mister X?

Mister X:Ne jemi kolegë merremi me humor unë kam do miljarde në xhep, ai ka miljarde në bankë, po ai ka euro miljarde e unë 62 miljard (denarë) ehhh pak dallim .

Autokton:Çka harron të blejsh kur ju porosisin nga shtëpia?

Mister X:Asnjëher nuk harroj porositë e shtëpis jo se frigohem nga gruaja po thjesht spitalet si kam qef aspak./Autokton/