Intervistë ndryshe me këngëtarin nga Kosova, Shaqir Cërvadiku !

Portali Autokton.net, realizoi intervistën e parë nga distanca me këngëtarin e njohur nga Kosova Shaqir Cërvadiku.Intervista është realizuar me pyetje ndryshe nga ato të zakonshmet. Ai thotë se edhe pse një kohë të gjatë jeton në Belgjikë megjithatë ka mbetur një drenicak i pandryshueshëm.

Blic intervista me Shaqir Cërvadikun

Si u përshtat një Drenicak në Belgjikë?

_Vetëm vendbanimin e kam ndrrue,  mentaliteti që më është pjekur në Kosovë  ka mbetë i njejtë edhe në Bruksel.

Më shumë e dëgjoni vetveten apo kolegët tuaj?

Veten e dëgjoj vetëm gjatë realizimit të kangëve e me pastaj tepër rrallë,vetëm kur me duhet me perkujtue një vijë melodike apo tekstin e kangës.Degjoj shumë muzikë të vjetër popullore e folklorike të legjendave të kangës shqipe.

Kush ju acarron nervat?

_Jam njeri i qetë dhe shumë rrallë bëhëm nervozë.Me bëjnë nervozë rrencat ,mashtruesit e matrapazët.

Kush ju qetëson kur je i shqetësuar?

_Muzika me qetëson kur kam nevojë për relaksim ,sidomos kangët e Hafsa Zyberit- mbretëreshë e kangës popullore.

Kush ju kujton kur të ngacmon lemza?

_Së pari nuk besoj se lemza të ngacmon kur të përmendë dikush,e nëse është e vertetë nuk kam përgjigje.

 A ju ka ndodhur që të këndoni në dasëm dhe mos ua japin parët?

_Hahahha pyetje interesante.Po nji rast para 30 viteve me ka ndodhur që nji  person që e kam njohur nuk mi ka dhanë paret pas dasme.S’ja kam falë dhe s’do t’ja fali kurrë.

Kur del hëna kend e kujton Shaqa?

_Kur del hëna????E kujtoj hënën dhe magjepsem me dritën e saj.

 E dëgjon mendjen apo zemrën?

_I dëgjoj të dyjat.Ndonjiherë mund te ketë njëra prej tyre përparsi,varësisht nga rasti e momenti.

Burri mirë në krye të vendit kurse burri keq….?

_ Sipas kangës «  Lum na t’lumtë për këta burra  »-  »burri keq n’kolibe t’qenit  »

Momenti më i lumtur në jetë?

_çlirimi i Kosovës nga okupimi shekullor,

Momenti më i rëndë në jetë?

_humbja e bashkëshortës-gjysmës së shpirtit

Ke qenë fëmijë problemtik apo I urtë?

_s’kam qenë as problematik e as shumë i urtë

Keni thënë se hani shumë shpejt po si ja bëni kur ushqimet janë të nxehta?

_Hahahaha,Nuk i lë të ftohen ushqimet e nxehta

 Ushqimi i preferuar?

_ushqimet tradicionale

Shaqë po plakesh apo po rinohesh?

_as njëra e as tjetra,Po mundohem mos ta lë pleqërinë t’me afrohet,

Njeri hajn kur nis me të mësue …..?

_Kanga thot «  msheli dyert pa u terrue  »

A keni frikë nga corona virusi dhe a ruheni kur delni me miq?

_Mundohem që gjërat ti marrë me masë.Kujdesi nuk me mungon por lutem të na ruen Zoti.

 Kënga juaj e preferuar që e këndon me ëndje?

_Kam disa kangë të preferuara sidomos ato që i ka pranue publiku e janë bërë hite.

Ku do e gjen vera Shaqir Cërvadikun?

_Jemi në situatë konfuze të mjegulltë.Ende s’ka ndonji vendim rreth mbajtjës së dasmave.Dhashtë Zoti të kaloi pandemia e ti kthehemi normalitetit.

Çfarë mendoni për reperat që këndojnë këngë patriotike?

_I përgëzoj reperat që këndojnë reperat që këndojnë tema patriotike e tema edukative sidomos Genc Prelvukaj ,Gold Ag etj

Muaj qershor simbolizon çlirimin e Kosovës.Kush ju mungon nga koha e luftës?

_Më mungojnë miqë  e kolegë që na i mori lufta sidomos rapsodët Mujë Krasniqi,Beqir Gashi miqët e orkestrës Shpend,Bekim e Arben Bajraktarin,etj

Çfarë do të shkruani në testamentin tuaj?

_S’kam mendue ende.Ka kohë kur të mbrrinë pleqëria