Krasniqi pas takimit me Osmanin: Fundi i janarit, datë e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit konsultativ me u.d e presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se fundi i janarit është datë e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ishte një takim konsultativ, dhe shpreha qëndrimin që ne presim që data e zgjedhjeve të shpallet sa më shpejt të jetë e mundur brenda afatit.

Fundi i janarit është datë e përshtatshme. Besojmë që është e domosdoshme të mos humbet kohë pasi që edhe viti i ardhshëm po vjen me shumë pikëpyetje sa i përket funksionimit të institucioneve dhe krizës ekonomike”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se si PDK e ka njoftuar Osmanin që e kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi që siç u shpreh ai ka kohë që kanë kërkuar që të mblidhen parti parlamentare për të shpërndarë këtë legjislaturë.