Rasti “Mafia”, VMRO: Mickoski ka pasur kontakte vetëm me Zaevin

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski për deklarata të rrejshme. Këto akuza vijnë pasi Spasovski në paraqitjen e tij të sotme në “Utrinski Brifing” tha se lideri i opozitë, Hristijan Mickoski ka pasur kontakte me një nga të arrestuarit për aferën “Mafia”.

Nënkryetari, Aleksandar Nikollovski në konferencën e sotme për shtyp tha se “Mickoski me të vetmin njeri që ka pasur kontakte, dhe që mund të jetë i përfshirë në aferë është kryeministri Zoran Zaev.

Këto janë gjëra qesharake, LSDM ka disa ditë që po plason lajme plotësisht të rreme, ‘fake news’ klasike, për të fshehur përgjegjësinë, duke menduar se këto do të defokusojë publikun. I vetmi person me të cilin Mickoski kishte kontakte në periudhën e kaluar dhe që mund të ketë lidhje me këto gjëra, është Zoran Zaev, me të cilin ai ka pasur takim liderësh”, tha Nikollovski.