Vdes legjenda e aktrimit në Indi, Soumitra Chatterjee në moshën 85 vjeçare nga COVID-19

Aktori legjendar Soumitra Chatterjee, i njohur për punën e tij me regjisorin fitues të ‘Oscar’, Satyajit Ray, ka vdekur nga ndërlikimet e COVID-19.

Artisti 85 vjeçar u shtrua në spital në qytetin e Kolkata më 6 tetor pasi rezultoi pozitiv me virusin vdekjeprurës.

Ai do mbahet mend nga admiruesit dhe kritikët e filmit për karrierën e tij gjashtë dekadëshe.

Soumitra Chatterjee (Foto: BBC)

Chatterjee, i cili luajti në rreth 300 filma, ishte gjithashtu një dramaturg, aktor i teatrit dhe poet shumë i njohur.

Aktori rezultoi negativ disa javë pasi u pranua në spital, por gjendja e tij u përkeqësua shpejt dhe ai u vendos në një ventilator javët e fundit të tetorit.

Ai vdiq të dielën në mëngjes.

Chatterjee gjithashtu ka punuar me Mrinal Sen, Tapan Sinha dhe më vonë në karrierën e tij me Goutam Ghose, Aparna Sen dhe Rituparno Ghosh.

Ai punoi me Mrinal Sen në Akash Kusum (Up in the Clouds, 1965), me Tapan Sinha në Kshudhita Pashan (Hungry Stones, 1960), Jhinder Bandi (1961), Atonko (1984) dhe me Tarun Majumdar në Sansar Simante (1975) , Ganadevata (1978).