A e meriton titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” Ali Ahmeti apo jo?

“Në arenën e jetës njerëzore, nderimet dhe shpërblimet bëhen për ata që tregojnë cilësitë e tyre të mira në veprim”Aristoteli!

Grada më e hershme e nderit “Honoris Causa”, e regjistruar në nivel universitar, iu dha Lionel Woodville në fund të viteve 1470 nga Universiteti i Oksfordit. Ai më vonë u bë Peshkop i Salisbury.

Grada “Doctor Honoris Causa” (shkurtuar si “Dr.h.c.”, latinisht “për hir të nderit”), e cila vendoset pas emrit, për një figurë të shquar në fushën kombëtare dhe ndërkombëtare të shkencës dhe teknologjisë, rrallë akordohet edhe në sfera të tjera të jetës shoqërore dhe kulturore, për personalitete që kanë kontribuar në zhvillimin e fushës së tyre, në nivel vendor dhe ndërkombëtar, ose që kanë kontribuar në të mirën publike.

Një diplomë nderi ose një diplomë honoris causa është një diplomë akademike për të cilën një universitet ka hequr dorë nga kërkesat e zakonshme, të tilla si matrikullimi, plotësimi i një kursi studimesh, kalimi i provimeve dhe mbrojtja e një disertacioni. Grada është zakonisht një doktoraturë dhe mund t’i jepet dikujt që nuk ka asnjë lidhje paraprake me institucionin akademik. Diploma shpesh jepet si një mënyrë për të nderuar kontributet e një personi të shquar në një fushë specifike ose në shoqëri në përgjithësi.

“Grada Doctor Honoris Causa zakonisht jepej si një formë njohjeje”. Origjinaliteti sanksionohet si një formë patronazhi e ndërsjelltë, ku një universitet mund të njohë kontributin e dikujt në komunitet, dhe në kthim ai person mbështet përpjekjet e universitetit.

Qëllimi i dhënies së gradave të nderit është: së pari, të njohë arritje të rëndësishme nga individët, dhe në veçanti arritjet që promovojnë të njëjtat vlera dhe objektiva si ato që mbahen nga vetë Universiteti; dhe së dyti, për të rritur pozitën e universitetit përmes shoqërizimit të tij edhe me ata të cilëve u akordon vlerësime.

Grada Doctor Honoris Causa është një titull nderi i dhënë nga një procedurë e jashtëzakonshme, si rregull në fillim të vitit akademik.

Por a e meriton edhe Ali Ahmeti një titull të till nga Universiteti i Tetovës?!/Autokton.net/